Vasseur: Presioni më i madh vjen nga jashtë, ata po i prishin punë Ferrari

23 Mars 2023
10:56
Telesport
back button

Sezoni 2023 në Formula 1 nuk ka nisur ashtu si duhet për skuadrën Ferrari. Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Frederic Vasseur, në një intervistë për “AS”, sqaroi: “Shumë njerëz më thanë se do të ishte një mision i vështirë për mua, por nuk është e vërtetë. Atmosfera dhe bashkëpunimi brenda skuadrës është e mirë. Presioni më i madh vjen nga jashtë”.

“Kryesisht nga shtypi italian, por është puna ime. Këto komente mund të ndikojnë në moralin e skuadrës edhe pse nuk kanë aspak të bëjnë me realitetin”, tha Basseur, që foli edhe për dy pilotët e makinës italiane. “Kam 30 vjet që punoj me të rinjtë në kategoritë e vogla dhe nuk ka një pilot të parë dhe një të dytë. Të gjithë kanë të njëjtin trajtim, të njëjtën makinë”, tha Basseur.

Në një moment të sezonit edhe mund të marrësh vendime, por aktualisht kemi dy pilotë që mund të fitojnë gara, të ngjiten në podium e grumbullojnë pikë. Fakti që kemi dy pilotë të mirë është një burim i madh, që na ndihmon të punojmë më fort”, u shpreh drejtuesi francez i Ferrari.

Në fund, ai ka vënë “pikat mbi i”, duke zbuluar edhe zonat ku duhet punuar më shumë në të ardhmen. “Të gjithë duhet të ndihen pjesë e këtij projekti, përfshi edhe pjesën logjistike. Ajo që mund të kursehet dikur mund të përdoret në një zonë tjetër, për të zhvilluar makinën. Jo vetëm në anën aerodinamike apo për motorin. Ky është mentaliteti që dua”, tha Vasseur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit