Vasyl Lomachenko, pasardhësi i Muhammad Ali, synon të shkruajë sërish historinë

8 Dhjetor 2018
15:01
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko, kampion bote në peshën e lehtë në kategoritë WBA super dhe Ring Magazine do të duelojë më 9 dhjetor në Nju Jork ndaj një tjetër kampioni bote të këtij Divizioni, portorikanit Jose Pedraza (mban titullin e kategorisë WBO). Një përballje që pritet me interes jo vetëm për faktin se në ring do të ngjiten dy boksierë kampionë, por edhe sepse Lomachenko konsiderohet si një nga boksierët më të mirë aktualisht sot në botë.

30-vjeçari ukrainas e ka nisur vonë karrierën si profesionist, pasi deri në vitin 2012 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ku dhe ka fituar dy medalje të arta: Në peshën “featherweight” në Pekin dhe “lightweight” në Londër. Ndërsa si profesionist numëron 12 duele, ku 11 prej tyre i ka fituar dhe ka humbur vetëm në një duel. Vasyl është djali i një ish-boksieri, Anatoly Lomachenko, që aktualisht është trajneri i tij.

Ukrainasi rikthehet në ring 7 muaj pas duelit të fundit, kur mundi me “KO teknik” Jorge Linares dhe i morit titujt që ka tani, ndërkohë që nga dita e nesërme mund të mbajë edhe një gjerdan tjetër, atë të kategorisë WBO. “Në karrierën time jam rritur ndjeshëm, por për të ardhur deri këtu çdo ditë më ka vlejtur. Edhe kur jam marrë me sporte të tjera, që janë ndryshe nga boksi, si dansi”, tha Lomachenko.

Stërvitja e tij është unike, ndaj shpesh është konsideruar si Muhammad Ali i ardhshëm, pasi ka arritur të fitojë titujt kampionë shumë shpejt, gjë që i ka realizuar vetëm një legjendë si Ali. “Nuk kam parë kurrë një boksier kaq tqë përkryer teknikisht sa Vasyl. Pa frikë, mund të them se ai është boksieri më I mirë në botë që nga koha e Ali”, tha Bob Arum, një nga promotorët legjendarë të boksit. Ndërsa Mike Tyson shtoi: “E ndjek gjithnjë, pasi është boksieri im i preferuar. Ai është boksieri më i mirë në botë sot për sot”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit