Vata sponsorizon talentin shqiptar te BVB: Mos humb kohë, e do M.United dhe Chelsea!

14 Janar 2020
15:53
Alfred Lleshi
back button

24 golat e pësuar në gjysmën e parë të sezonit tregojnë se Borussia Dortmund nuk është gjithmonë e sigurt në mbrojtje. Jo menjëherë, por Marash Kumbulla mund ta ndihmojë skuadrën e njohur gjermane në të ardhmen. Ish-futbollisti shqiptar i Bundesligës, Fatmir Vata, është ai që sponsorizon bashkatdhetarin e tij te verdhezinjtë. Kështu bëjnë me dije mediat gjermane. Falë paraqitjeve bindëse te Hellas Verona, Marash Kumbulla e ka rritur vlerën e tij në treg. Tani kushton shumë herë më tepër se në fillim të sezonit, pa debutuar ende në Serie A. Ai ishte në gjendje të bënte debutimin e tij edhe për kombëtaren shqiptare, vitin e kaluar, ku Fatmir Vata ka luajtur vetë. Mbrojtësi qendror ka lindur në Itali, por ka dy pasaporta, çka i jep mundësinë të luajë për Shqipërinë.

Vata ia rekomandon BVB
“Te Borussia Dortmund do të përshtatej më së miri. Transferimi te BVB do të ishte hapi i duhur për karrierën e tij. Marash do të kishte shanse më të mira në Dortmund sesa, për shembull, te Manchester United. Iu bëj apel drejtuesve të Borussia të veprojnë menjëherë, sepse koha për një talent si ai nuk pret”, – shpjegon Vata, me origjinë shqiptare, për “Sportbuzzer”Përveç BVB, sipas “Sky Italia”, për shqiptarin janë të interesuar edhe Manchester United e Chelsea, çka e konfirmon edhe Vata.

I gjatë, i fuqishëm dhe i gjithanshëm
Vata e karakterizon Kumbullën si “të gjatë, të fortë në dyluftime dhe të gjithanshëm në fushë”. I riu shqiptar është gjithmonë në ballë të standarteve mbrojtëse dhe shfaqet rrezikshëm në goditjet me kokë, kur mbështet sulmin. Kontrata e tij në Veneto është ende e vlefshme deri më 2022. Shqiptari i talentuar mund të hidhte hapin tjetër të karrierës pas këtij sezoni. Sipas Fatmir Vatës, ai do të ishte në klubin e duhur te BVB.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit