Vazhdojnë testimet në futbollin anglez, edhe 3 futbollistë rezultojnë me koronavirus!

28 Maj 2020
14:54
Telesport
back button

Futbolli anglez vazhdon të ndjekë protokollin e testimeve te lojtarët pjesë e tri ligat jo elitare (Championship, League One dhe League Two) dhe në ditët e fundit janë kryer plot 1030 testime.

Tri futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe dy i përkasin skuadrës së njohur, Fulham, ndërsa i treti është pjesë e Blackburn Rovers. Bëhet fjalë për Elliott Bennett që nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Të tre këta futbollistë, sipas procedurës, janë izoluar në shtëpitë e tyre ku do të qëndrojnë të paktën një javë, për të bërë më pas sërish testime përpara se të rikthehen në fushë.

Kujtojmë që klubet e divizionit të dytë të futbollit anglez, pra Championship, janë të gjithë “pro” rifillimit të sezonit, me votën e vetme kundër që ka ardhur nga Hull City, ku dy lojtarë rezultuar të infektuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit