Vdekja e Emiliano Sala, kërkesa e bujshme e Cardiff-it për dëmshpërblim: 110 milionë euro. Nantes është e qetë

15 Maj 2023
19:18
Telesport
back button

Pas një tjetër shuplakë të marrë në përleshjen gjyqësore me Nantes, Cardiff kishte paralajmëruar një lëvizje të re, e cila mbërriti sot: klubi uellsian apeloi në gjykatën tregtare të Nantes për të kërkuar shumën e bujshme prej 110 milionë eurosh për “dëmtimet sportive dhe imazhin” e pësuar për për vdekjen e Emiliano Sala.

Një vdekje që Cardiff e gjurmon ekskluzivisht në neglizhencën e francezëve dhe të ndërmjetësve që mbikëqyrën operacionin dhe u kujdesën për atë udhëtim fatal.

Nantes, nga ana e saj, nuk ndihet e shqetësuar nga një lëvizje për të cilën gjykon se është bërë vetëm me qëllimin “për të fituar kohë për të mos paguar dy këstet që duhet paguar”. Cardiff pagoi vetëm këstin e parë (6 milionë euro) nga tre të rënë dakord për një total prej 17 milionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit