Vdiq e vetmuar, u gjet e dekompozuar; mesazhi turpërues për Pirro Dhimën: Mirë Shqipërinë e mohove, por edhe nënën tënde…

1 Tetor 2021
14:33
Alfred Lleshi
back button

Sot u gjet e pajetë nga policia, në Himarë, nëna e kampionit të madh në peshëngritje, Pirro Dhima. E vetmuar, ajo kishte ditë që kishte humbur jetën, sepse u konstatua e dekompozuar pranë një kazani rakie. Nisur nga braktisja e tillë, e një nëne që jep shpirt pa askënd afër, edhe pse djali i saj është me famë botërore, jeton mes luksit në Greqi, bamirësi Ilir Hoxholli ka shkruar një status përmes rrjeteve sociale, duke dhënë një mesazh të fortë.

Kuptohet, përmes ironisë therëse për Pirro Dhimën, që mohoi se ishte shqiptar, i kujtohet atij se nuk duhej të kishte mohuar edhe nënën që e solli në këtë jetë në këtë mënyrë: Hej “kampion”, nena, ajo qe te rriti, vdiq; e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks 1 Tetor, dita e te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion”, por nenen, nenen mos e harroje e braktisje, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”.

Qumeshti dhe sakrificat e saj te bene ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion”, qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”. Se jeta nuk eshte medalje, fame e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku, shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit