“Vdis Cristiano! Cristiano përdhunuesi”

18 Shtator 2019
23:02
back button

Edhe pse Cristiano Ronaldo e dinte mirë se stadiumi “Wanda Metropolitano” po e priste i pamëshirshëm, rikthimi i portugezit në Madrid për sfidën e Juventus ndaj Altetico Madrid, e vlefshme për Champions League, është kontestuar përtej çdo parashikimi.

Ish-ylli i Real Madrid nuk kishte kontrolluar ende topin e parë kur mori vërshëllimat dhe kontestimet nga shkallët e stadiumit. Fenomen ky që nuk u zbeh me kalimin e minutave, përkundrazi.

Sapo CR7 realizoi dy prekjet e para të topit stadium vetëtiu nga vërshëllimat, ndërsa më vonë një kor nisi të këndojë “Vdis Cristiano”, pasuar me “Cristiano përdhunuesi”. Fraza që e kanë shoqëruar portugezin gjatë të gjithë ndeshjes, deri në përfundimin e saj me rezultatin 2-2, sikurse raporton media spanjolle “Marca”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit