Vecaj: “Dua formacionin te Teuta”

22 Dhjetor 2018
19:39
back button

Mori komplimentet e trajnerit, duke e konsideruar si një prej protagonistëve që sollën golin e barazimit, ndaj Uendi Vecaj në fjalën e tij pas ndeshjes që Teuta barazoi në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 1-1 dha versionin e tij të fakteve. “Ishte një ndeshje e mirë, shumë pozitive. Mbase në pjesën e parë toleruam pak duke menduar se jemi shumë superior ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe gjetëm golin e barazimit”, u shpreh Vecaj.

“Ne përgatitemi dhe stërvitemi për të fituar. Gjithkush dëshiron ta nisë nga formacioni por këtu ka futbollsitë shumë të mirë. Sa herë që më jepet mundësia tentoj ta kap formacionin. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jem aty në fushë me çunat. Mendoj se kam shumë më shumë për të dhënë dhe jam i bindur se do t’ja dal. Kurdo që futem në fushë synoj të ndryshoj ritmin e lojës”, deklaroi Vecaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit