Vedat Muriqi, xhiro nëpër Romë duke menduar për të ardhmen

22 Nëntor 2021
10:14
Alfred Lleshi
back button

Me atë përgjigje në TWitter, e ardhmja e Vedat Muriqit mbetet e paqartë. “Pirati” është “i vdekur mendërisht”, ose ishte thjesht një gabim në të shprehur prej tij, në përgjigjen ndaj një tifozi. Në fakt, paraqitja kundër Juventusit ishte edhe një herë dështim. Kjo nuk lidhej me Inzaghin dje, nuk është e lidhur as me Sarrin sot. Në të vërtetë, me futbollin e sotëm, ku topi luhet tokazi, ai gjendet edhe më tepër në vështirësi.

Vedat, siç tregohet në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij, Edibe, është relaksuar nëpër Romë një të diel pa futboll. Një skenë e parë pak herë që kur ka zbarkuar në kryeqytetin italian. Ai preferon të qëndrojë shpesh në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij. Shenjë se edhe marrëdhënia me qytetin nuk ka shpërthyer kurrë. Ndërkohë, nga Turqia vazhdojnë zërat se do të donin që të rikthehej te Fenerbahçe.

Fansat në çdo postim social të Vedatit dhe bashkëshortes së tij shkruajnë për rikthimin në Stamboll. Ai mund të qëndrojë deri në fund të sezonit, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë, sidomos të Igli Tares. Reflektimet vijojnë si nga Lazio, ashtu edhe nga ana e lojtarit. Në kupë, kundër Lokomotivës së Moskës, mund të luajë sërish. Sarri është në pritje të zhbllokimit të kosovarit. Edhe ai e dëshiron shumë këtë gjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit