Veli e katërta në stilin e shkëputjes, 1kg larg medaljes së bronztë

9 Dhjetor 2021
12:51
Telesport
back button

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli u rendit në vendin e katërt në peshën 55kg, në Kampionatin Botëror të shtangës, event që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit (garoi në Baterinë A).

Një paraqitje e mirë e shtangistes kuqezi, që në këtë stil realizoi 2 nga 3 provat në dispozicion. Medalja e bronzit mbeti peng 1kg edhe pse ajo u përpoq në provën e tretë ta arrijë atë.

Veli e nis mjaft mirë garën në stilin e shkëputjes, duke realizuar me sukses provën e parë, me 86kg. Në provën e dytë ajo provon dhe ngre peshën 89kg, duke qenë sërish e suksesshme në pedanë.

Në provën e tretë, Veli tenton 91kg, çka do ta fuste në zonën e medaljeve në këtë stil, por pa sukses. Zhgënjimi i Velit është i madh, që renditet e katërta në stolin e shëkputjes, 1 kg, larg medaljes së bronztë.

Pas pak, shtangistja kuqezi do të garojë në stilin e shtytjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit