Familja e Mauro Icardit kundër Wanda Nara. Pas mesazhit të motrës Ivana, vjen edhe ai i Guidos, vëllait të vogël të futbollistit argjentinas. Një postim i ashpër, në të cilin Wanda sulmohet publikisht. “Sot është një ditë për ta festuar faktin që ajo qenie njerëzore e neveritshme, më në fund largohet nga familja ime. Tani është problemi i dikujt tjetër, – shkroi Guido Icardi në Instagram.
– Ajo shkatërroi një familje dhe na trajtoi si njerëz të uritur, donte të mundonte motrën time, donte të manipulonte nënën time, të na përqeshte. Njerëzit duhet ta dinë këtë gjë. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë aty kur vëllai të ketë nevojë për ne. Unë e mbështes fort atë”.
Familja e Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Pas sulmit të Guido Icardit, nuk vonoi dhe përgjigja e biznesmenes dhe influencueses. “Nëse ju ndodh diçka e keqe, do të më njoftoni? Jam e sigurt që është faji im. Si çdo gjë, së fundi”, – ka shkruar ajo, pa e përmendur emrin e ish-kunatit, por është padyshim një “thumb” drejt tij.
Ndërkohë në Argjentinë, gazetarja Yanina Latorre zbuloi se nuk ka pasur asnjë ankesë mes Wandës dhe Icardit: “Nuk ka asnjë denoncim për dhunë gjinore. Ajo që ka ndodhur është sjellja që Mauro ka pasur përballë Wandës dhe Ana Rosenfeld. Duket se asgjë nuk ka ndodhur. Asgjë më shumë se një debat nuk ka pasur atë ditë”.