Vëllai i Toni Kroos i jep fund spekulimeve dhe zbardh të ardhmen e mesfushorit!

22 Maj 2020
17:31
Telesport
back button

E ardhmja e Toni Kroos pritet të jetë ende te Real Madrid. Konfirmimi, këtë herë, vjen nga i vëllai i mesfushorit gjerman, Felix Kroos, që i intervistuar nga Movistar ka rrëfyer: “Im vëlla është i lumtur në Madrid! E kam sqaruar këtë gjë disa herë, por prap vazhdohet të flitet lart dhe poshtë. Nuk ka asnjë motiv të ndryshojë ekip”.

Real Madrid, Kroos: “Tagliare gli stipendi sarebbe come fare un ...

“Kur do të varë këpucët në gozhdë do ta bëjë në Gjermani, këtë e them me siguri. Por, vështirë të dimë se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh për shembull”.

Kroos u bashkua me Real Madrid në vitin 2014 dhe deri tani ka fituar 3 herë Champions League dhe një herë La Liga, përveç dy Superkupave të Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit