Vendim i çuditshëm! Qeveria iu heq pasaportat diplomatike heronjve të “Euro 2016”

1 Prill 2021
13:33
Alfred Lleshi
back button

Eh, si ndryshojnë kohët dhe interesat. Në vitin 2016, krejt shqiptaria jetonte dhe merrte frymë me kuqezinjtë, që na dërguan për herë të parë në histori në finalet e Kampionatit Europian. Të gjithë donin të merrnin pjesë në lavdinë e kombëtares së drejtuar nga De Biazi. Sidomos pushtetarët, kryeministri Edi Rama, që i priti me ceremoni madhështore djemtë kuqezinj (ju kujtohet parada me autobus të hapur nga Aeropoti i Rinasit deri në Kryeministri), duke i pritur edhe në zyrë. Më pas, iu priu për te Ministria e Jashtme, ku aplikuan për pasaporta diplomatike, që paskan pasur afat deri në vitin 2026.

Kjo vlefshmëri është reduktuar tashmë nga autoritetet tona qeverisëse, sikurse e tregon edhe shkresa e publikuar nga Andi Lila, që iu kërkon të gjithë poseduesve të pasaportës diplomatike ta kthejnë atë në zyrat konsullore, sepse afati është reduktuar deri më 31 qershor 2021. Ligji i 23.06.2016 qenka shfuqizuar!!! Tashmë kombëtarja nuk është aq vezulluese, sa për t’i ndenjur në hije, për të marrë nga meritat e saj, ndaj edhe heronjtë e “Euro 2016” duhet të pushojnë së qeni “ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”. Gjykojeni vetë këtë zhvillim, që dëshmon hendekun e krijuar mes mazhorancës aktuale dhe futbollit në vendin tonë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit