Vendim i diskutueshëm nga Kessie: mund të kthehet i urryer te Milani!

29 Nëntor 2022
16:27
Telesport
back button

Eksperienca e Franck Kessié në Barcelonë është tashmë në fund edhe pse pas vetem 6 muajsh. Ivoriani deri më tani ka zhgënjyer në Katalonjë, ku zgjedhjet teknike të trajnerit Xavi e kanë zbritur pothuajse gjithmonë në stol.

Kështu që për ish-mesfushorin e Milanit tashmë mund të vije largimi në këtë afat kalimtar dhe një italian tashmë është në gjurmët e tij. Sipas raportimeve nga faqja e internetit Calciomercato.com, do të kishte interes të fortë nga Interi për Kessié.

Megjithatë, siç raporton faqja, marrëveshja është shumë e komplikuar. Paga e Kessié është shumë e rëndë për t’u mbështetur në arkat e Interit. Megjithatë, zgjidhja mund të jetë ajo e një transferimi huazimi.

Marrëveshja komplikohet edhe më shumë nga vetë lojtari, i cili synon, të paktën për momentin, të qëndrojë te klubi Blaugrana të paktën deri në fund të sezonit dhe më pas të vendosë për të ardhmen e tij më vonë. Pas largimit nga Milani në transfertë të lirë, Kessié do t’u jepte një goditje të mëtejshme ish-fansave të tij duke nënshkruar për kushërinjtë e tij të urryer.

Ja si shkruan FCInternews” “Një vlerësim që vjen nga larg, që nuk është zbehur kurrë dhe që kthehet tejet aktual. Sipas raportimeve nga calciomercato.com, Interi është rikthyer te Franck Kessié, ish-mesfushori i Milanit, i cili u transferua te Barcelona në një transferim të lirë në verë, ku po gjen pak hapësirë”.

Ne fakt, Interi tenton nje huazim prej 1 viti duke paguar nje pjese te rroges se futbollistit. Nderkohe, Milani eshte terhequr pavaresisht sondazhit qe lojtari nepermjet agjenteve te tij ka kryer, teksa eshte informuar edhe Paolo Maldini. Per kuqezinjte quhet nje kapitull i mbyllur dhe nuk kane nder mend te mendojne aspak per Kessie…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit