“Vendim prej Topi të Artë”, legjenda e Barçës tallet me Real Madrid

22 Maj 2022
15:50
Denis Hakanaj
back button

“E adhuroj Parisin, këtu kam marrë Topin e Artë. Dhe tani jam me Topin e Artë të ardhshëm, Kylian Mbappe. Ka qenë një vendim i madh ai për të qëndruar te PSG”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Hristo Stoichkov, ish-sulmuesi bullgar i Barcelona-s, i cili ka luajtur edhe në Itali me Parma-n në sezonin 1995/96.

Lajmi për rinovimin e Mbappe me PSG ka tërbuar Real Madrid-in, që po e priste krahëhapur francezin. Një vendim që ka tërbuar edhe La Liga-n që ka denoncuar klubin francez tek UEFA.

Në Spanjë kërkojnë që të hidhet dritë mbi veprimet e Al-Khelaifi-t dhe neglizhencës së UEFA-s ndaj bilanceve të klubit parisien.

Në këtë kuptim, fjalët e Stoichkov marrin një vlerë të dyfishtë: jo vetëm adhurimi për talentin e pastër të Mbappe, por edhe një thumbim për ish-rivalët e Real Madrid-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit