Vendimi i fundit për Fatin, Spanja fërkon duart

16 Tetor 2019
16:03
back button

Ansu Fati debutoi me Spanjën U-21 në fitoren që këta të fundit arritën ndaj Malit të Zi. 16-vjeçari mori leje nga FIFA, u pajis me pasaportë spanjolle dhe tashmë ka nisur rrugën për t’u kthyer në një yll të Spanjës. 

AS shkruan se futbollisti i ri mund të grumbullohet dhe nga ekipi i parë në Euro2020. Fati ka bërë mirë te Barcelona dhe nëse vazhdon e luan në nivele të tilla të larta, ai mund ta shohë veten në listën e Robert Morenos.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në 6 ndeshje të luajtura me katalanasit. Moreno refuzoi të përgjigjej nëse Fati do të luante në verë me ekipin e parë në Euro2020. Adoleshenti magjik është kthyer në golashënuesin më të ri të Barcelonës në sfidën kundër Osasunës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit