Vendimi i Vidal tërbon Conten te Inter

18 Gusht 2019
21:42
back button

Arturo Vidal mësohet të ketë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij të afërt: do të qëndrojë te Barcelona.

Pavarësisht interesimit të Inter dhe joshjes nga ana e trajnerit Antonio Conte, në fakt mesfushori, sipas raportimeve të medias argjentinase “tycsports.com” ka marrë vendimin në marrëveshje me teknikun blaugrana, Ernesto Valverde.

Kileni zgjat kështu qëndrimin e tij në Katalonjë, te Barça, me të cilën ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Nga ana tjetër, kileni ka refuzuar interesimin e Inter, duke zhgënjyer pritshmëritë e trajnerit Conte, që synonte ribashkimin me ish-mesfushorin e tij nga kohët e Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit