Vendimi surprizë, shtyhet më 28 nëntor rikthimi në ring i Mike Tyson

10 Gusht 2020
9:17
Telesport
back button

Rikthimi në ring i boksierit amerikan Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, është shtyrë për më 28 nëntor. “Majku i Hekurt” do të duelonte më 12 shtator ndaj Rey Jones Jr, një duel “show” me 8 raunde, që do të shënonte rikthimin në ring në moshën 54-vjeçare të legjendës së boksit.

Gjithsesi, palët kanë rëndë dakord për ta shtyrë me dy muaj këtë sfidë, në mënyrë që ajo të zhvillihet me publik. Kjo mendohet të jetë një nga arsyet, pasi ende nuk dihen shkaqet reale të shtyrjes së sfidës, që ishte planifikuar të zhvillohej në Carson të Kalifornisë, pas një muaji.

Mediat amerikane mendojnë se sfida është shtyrë për shkak se Mike Tyson duhet të zbatojë rregullat antidoping të aplikuara nga WADA. Gjithsesi, një hipotezë e hedhur është se më 12 shtator pritet të duelojë edhe kampioni i botës Canelo Alvarez, apo se Mike Tyson kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit