Vendoset nurmi i Haaland te City, Guardiola i beson “magjikun”

27 Qershor 2022
21:09
Telesport
back button

Erling Haaland u kthye në një ndër emrat më të komentuar gjatë kësaj merkatoje, me sulmuesin norvegjez që zgjodhi Manchester Cityn për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

“Qytetarët” derdhën në arkat e Borussia Dortmund plot 60 milionë euro, teksa vetëm 1 javë më parë u bë edhe prezantimi zyrtarë i sulmuesit. Sipas “Sky Sport” vetëm sot është bërë zyrtare edhe numri që do të mbajë Haaland në fanellë, teksa ka zgjedhur të pasojë numrin që mbante Gabriel Jesus, me këtë të fundit që pritet të zyrtarizohet te Arsenal.

Marrëveshja me Borussia Dortmundin, përmes pagesës së klauzolës së lirimit, ishte arritur tashmë një muaj më parë, por vetem pak jave me pare Manchester City me një shënim në rrjetet e tyre sociale ka zyrtarizuar ardhjen e Erling Haaland në oborrin e Guardiolës.

Klubi kampion i Anglisë e mirëpriti sulmuesin norvegjez duke postuar një video ku shfaqet një djalë i ri Haaland me fanellën e Cityt nga koha kur babai i tij Alf-Inge luante dhe më pas Haaland-i i sotëm me fanellën e Citizens për sezonin e ardhshëm.

Ish-Borussia, tha klubi, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare për një shumë që nuk është bërë e ditur. “Është një ditë plot krenari për mua dhe familjen time. Gjithmonë e kam parë Manchester Cityn dhe e kam shijuar këtë sezonet e fundit – fjalët e para të Haaland si lojtar i Citizens -.

Nuk mund të mos e admirosh stilin e tyre të lojës, është emocionuese dhe krijon shumë shanse, gjë që është perfekte për një lojtar si unë. Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër dhe Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që mendoj se jam në të drejtën.

Vendi për të përmbushur ambiciet e mia. Unë dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist dhe kam besim se mund ta bëj këtu. Ky është një lëvizje e shkëlqyer për mua dhe mezi pres të filloj parasezonin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit