Vendosi kualifikimin, Lukaku parashikon supersfidën Inter-Juventus!

13 Janar 2021
17:56
Telesport
back button

Heroi i ndeshjes kundër Fiorentina në Kupën e Italisë, Romelu Lukaku foli për Rai Sport pas fishkëllimës finale:

“Derbi i përket së ardhmes (do të luhet Inter-Milan në çerekfinale) ne jemi të lumtur që kemi fituar kundër një ekipi shumë të fortë me një trajner të shkëlqyeshëm.

Ishte e rëndësishme për besimin tonë, duhet të vazhdojmë kështu. Ne jemi duke punuar, kemi biseduar pas ndeshjes së Romës dhe i thamë vetes se disa gjëra nuk duhet të ndodhin.

Jemi një ekip i ri, duhet të mësojmë nga këto momente. Ne po rritemi dhe duam të përmirësohemi. Me Juve do të jetë një ndeshje taktike, mes dy skuadrave që po bëjnë gjëra të mira.

Juve është një ekip i madh, jemi të gatshëm dhe duhet të përgatitemi mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit