Vendosin madrilenët, zgjedhin pasuesin “e çmendur” të Zidane

21 Shtator 2019
11:23
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është në rrezik dhe në rast se skuadra e tij nuk reagon në ndeshjen ndaj Sevillas, e ardhmja nuk do të jetë aq pozitive për numrin një të stolit. 

Kandidaturat që mund ta zëvendësojnë kanë nisur të përfliten, ndërsa përfshihen emra “big” si Jose Mourinho, Massimiliano Allegri, apo dhe një legjendë si Raul Gonzalez. 

Marca ka hapur një sondazh dhe ka pyetur tifozët madrilenë se kë duan që të marrë frenat e skuadrës. Emri që pëlqehet më shumë është ai i Jose Mourinhos. Ky i fundit ka marrë 44% të votave me portugezin që duket i mirëpritur në një rikthim të tillë. Emri i dytë është italiani Allegri me 23%, ndërsa i treti Rauli me 21%. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit