“Vendosin rekorde brenda dhe jashtë fushës”; Kahn lartëson dy yjet e Bayernit

19 Janar 2022
8:38
Alfred Lleshi
back button

Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2021 nga FIFA. “The Best” u shpall Robert Lewandowski për vitin që shkoi. Për qendërsulmuesin polak të Bayern Munich foli drejtori menaxhues i klubit bavarez, Oliver Kahn. Ky i fundit vlerësoi polakun, por edhe portierin Manuel Neuer në faqen zyrtare të klubit:

“Robert Lewandowski është një fenomen. Ai ka arritur kulmin, por tashmë po mendon për golin e radhës. Mendoj se është më se e justifikuar që ai ka marrë titullin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për të dytën herë radhazi. Ne, gjithashtu do të dëshironim që Manuel Neuer të fitonte sërish çmimin e portierit më të mirë të FIFA-s.

Urime Edouard Mendy, i cili e meriton këtë trofe. Bayerni është krenar dhe i lumtur që ka dy lojtarë dhe njerëz të tillë të jashtëzakonshëm në radhët e veta: Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer. Njëri shënon gola pafund, tjetri ruan gjithçka në anën tjetër të fushës. Të dy vendosin rekorde brenda dhe jashtë fushës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit