Venezia ndal Roma-n me 10 lojtarë, lojtari i miqve humb arsyen (Pamjet)

14 Maj 2022
22:46
Denis Hakanaj

Roma nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim ndaj Venezia-s së rënë nga kategoria. Sfida e javës së 37-të të Serisë A e luajtur në Olimpico është mbyllur 1-1.

50 sekonda u kanë mjaftuar miqve për të gjetur golin e avantazhit me Okereke, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes së verdhekuqve dhe ka dërgaur topin në rrjetë.

ROMA-VENEZIA VIDEO

Në minutën e 32-të, Venezia ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë Sofian Kiyine, i cili është ndëshkuar nga arbitri për një goditje të ndaluar ndaj Lorenzo Pellegrini-t.

Pavarësisht superioritetit numerik, skuadra e Jose Mourinho-s e ka patur të vështirë të gjejë rrugën e golit. Gol që ka ardhur në minutën e 76-të dhe është shënuar nga Shomurodov.

Roma mbetet në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa Venezia, që siç u tha më lart ka rënë tashmë nga kategoria, në të fundit me 26 pikë.

VIDEO E KARTONIT TE KUQ

Lajme të tjera

Lajmet e fundit