Veprim i patolerueshëm i Diego Costa, bën shaka me “Coronavirus” (video)

12 Mars 2020
11:31
Alfred Lleshi
back button

Shpërtheu plot mërzi, kur u zëvendësua nga trajneri Diego Simeone, gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Liverpool dhe Atletico Madrid, por në fund iu gëzua kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kur po kalonte në zonën e përzier të “Anfield”, pas superfidës, sulmuesi braziliano-spanjoll e djallosi keq fare. Ai bëri një shaka të patrolerueshme me gaztarët. 

Diego Costa kaloi përpara mikrofonave të mediave, duke u shtirur dhe kollitur drejt njerëzve që e prisnin atje. Një veprim i dënueshëm i një profesionisti, në situatën kur mbarë globi po gjunjëzohet para ”Coronavirus”, që bën shaka me diçka jashtëzakonisht serioze dhe që rrezikon jetët e njerëzve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit