Veprimi i ulët nga Enzo Fernandez: kërcënoi Benfica-n ta lironte duke përdorur një video që “nuk duhet të dilte”

3 Shkurt 2023
18:42
Telesport
back button

Që historia mes Enzo Fernandez dhe Benfica-s nuk kishte përfunduar mirë u kuptua tashmë nga deklaratat e presidentit të skuadrës portugeze Rui Costa. Sipas lajmeve te gazetave portugeze, negociatat me Chelsean kanë marrë një rrjedhë shumë të keqe dhe ka pasur rrezik edhe për një përplasje fizike mes drejtuesve.

Në fund ishin Blutë ata që fituan kete gare, edhe sepse vullneti i lojtarit kampion bote beri diferencen  pasi vendosi edhe me shumë kërcënime të supozuara ndaj atij që tani është ish-klubi i tij…

Hera e pare kur Chelsea dhe Benfica u takuan ndodhi ne Londër më 3 janar. Një samit në prani të numrit 1 të portugezëve (Rui Costa), pronarit të Chelsea Todd Boehly dhe supermenaxherit Jorge Mendes. Siç raporton Record, situata do të kishte precipituar, pasi palët nuk mund të arrinin një marrëveshje për modalitetet e transferimit.

Mosmarrëveshja degjeneroi dhe madje iu afrua një zënke te turpshme. Në veçanti, Rui Costa do të kishte ikur i tërbuar për shkak të vendimit të londinezëve që nuk donin të ofronin më 107 milionë paund të klauzolës, por 80 milionë plus kartonin e Kovacic, por rroga e tepërt e kroatit bëri të pamundur gjithçka.

Me kalimin e ditëve, vullneti i Chelseat bëri diferencën: paratë e klauzoles u rikthyen në tavolinë. Pas kaq shumë përpjekjesh, pra, diskutimi ka përfunduar, me palët që kanë zyrtarizuar operacionin dhe deklaratat e zakonshme rituale. Ylli argjentinas në veçanti ka postuar një mesazh falënderimi për Benfikën, përpara se të shprehte të gjithë entuziazmin e tij për mbërritjen në Londër.

Por zbulimet për negociatat telenovelë nuk mbaruan me kaq. Në fakt, Record zbuloi gjithashtu se futbollisti do të kishte punuar personalisht për të lehtësuar transferimin e tij. Si? Kërcënimi i Benfikës me mundësinë e publikimit të një videoje ku akuzohet për situatën e strukturës së klubit. Një situatë as e konfirmuar dhe as e mohuar nga klubi Lisbonës. Ndoshta edhe për këtë arsye…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit