Vera e Dukës dhe Durrësi, Reja tregon si e bindi presidenti i FSHF-së

25 Qershor 2019
11:18
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Edy Reja po shijon kohën e tij në Shqipëri dhe po studion më tepër lojtarët shqiptarë për ndeshjet e ardhshme të kombëtares sonë. Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzeta dello Sport ku rrëfen jetën e re si trajner i Shqipërisë. Numri një i stolit ndalet fillimisht te ndeshjet e para kundër Islandës dhe Moldavisë. 

"Ne humbëm me Islandën dhe nuk e merituam. Më pas mundëm Moldavinë, por më thanë se nuk e kishin parë njëri-tjetrin të luanin aq mirë prej kohësh". Reja rikujton sërish rikthimin në stolin e një skuadre. 

"Isha i lodhur nga drejtimi i klubeve, pas Atalantës mora propozime interesante nga Udinese, Benevento dhe Verona, por i refuzova. E konsideroj veten me fat, pasi kam fituar shumë dhe i kam arritur qëllimet e mia që kam patur me skuadrat. Kisha vetëm një dëshirë, një kombëtare. Isha afër Sllovenisë, por më pas më telefonoi presidenti Armando Duka dhe pranova menjëherë", – tregon ai. 

I ngacmuar nga gazetari se çfarë i premtoi Duka që e bindi menjëherë, karizmatiku Reja iu përgjigj: "Më premtoi se do të shijoja verën që prodhon në afër të Durrësit".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit