Verona befason Inter-in në fund me ndihmën e Rrahmanit. Conte bën sherr me trajnerin kundërshtar

9 Korrik 2020
23:46
Denis Hakanaj
back button

Inter ka shpërdoruar një mundësi të artë për  të rimarrë vendin e tretë në renditjen e Serisë A pas barazimit 2-2 të regjistruar mbrëmjen e sotme në fushën e Verona-s.

Ka nisur keq ndeshja e Bentegodi-t për zikaltrit, që e kanë parë veten në disavantazh pas golit të Lazovic në minutën e 2-të. Gjithsesi, milanezët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë me golin e Candreva-s në minutën e 49-të dhe autogolin e Dimarco-s në të 55-ën.

Kur mendohej se skuadra e Conte-s do  të merrte tri pikët, Veloso ka gjetur golin e barazimit për vendasit falë një asisti të yllit kosovar Rrahmani.

Janë ndezur gjakrat në stol gjatë ndeshjes, me Conte-n që ka pasur një përplasje me trajneri e Verona-s, Juric.

Pas një faulli të dhënë nga arbitri në favor të vendasve, pas një kontakti me Lukaku-t dhe Kumbullës, trajneri zikaltër ka bërtitur: “Çfarë faulli është?”.

Juric është ankuar dhe Conte i është përgjigjur ashpër: “Juric, mos na çaj tr… dhe mbylle gojën”. Trajneri i verdhebluve është kundërpërgjigjur: “Mbylle ti, po si guxon”.

Është dashur ndërhyrja e arbitrit të katërt për të ndarë dy trajnerët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit