Verona-Inter, plas lufta mes Juric dhe Conte: Mos na çaj k***n, mbylle gojën!

10 Korrik 2020
10:46
Alfred Lleshi
back button

Tension në pankina, gjatë ndeshjes së mbrëmshme Verona-Inter 2-2. Pjesa e parë qe shumë e fortë, me ritëm të lartë. Nuk munguan as ndërhyrjet e ashpra. Të dy trajnerët përjetuan momente nervozizmi. Rreth gjysmë ore pas fillimit të lojës, Kumbulla goditi Lukakun, çka e tërboi trajnerin Conte. Në anën tjetër, Juric u ankua te gjyqtari për protestat e kolegut të tij.

“E shihni çfarë faulli është?” – ka shpërthyer Conte. Nuk ka qëndruar duarkryq Juric, i cili është ankuar te gjyqtari për reagimin e kolegut zikaltër. Kjo i ka hedhur më tepër “benzinë zjarrit”, me Conte që është kundërpërgjigjur ashpër: “Juriç, mos na çaj k***n dhe mbylle gojën!” Trajneri i Verona ka vijuar sherrin verbal: “Mbylle ti, po si guxon…” Në fakt është dashur ndërhyrja e arbitrit të katërt të ndeshjes, që ka dëgjuar gjithçka, për të kthyer “paqen” mes dy trajnerëve dhe evituar ndonjë përplasje fizike, në kulmin e nervave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit