Verona-Lazio, ngecin negociatat për Marash Kumbullën

12 Gusht 2020
9:17
Alfred Lleshi
back button

Është si një “luftë” mes Lazio dhe Verona për Marash Kumbullën. Klubi bardhekaltër ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin shqiptar prej 16.5 milionë euro, plus 3 ilionë euro bonuse, dhe kartonin e André Anderson. Veronezët kërkojnë shumë më tepër, por për momentin Lotito dhe Tare nuk dëshirojnë të lëvizin asnjë centimetër nga ky pozicion.

Gjithçka mbetet e hapur, sipas “Il Messaggero”, palët po luajnë me nervat e njëra-tjetrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, gara për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës mbetet e nxehtë. Interi, Juventusi dhe Lazio po e kërkojnë atë, teksa Hellas Verona ka vendosur çmimin për kartonin e shqiptarit, 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit