Verrati: Mund të fitojmë gjithçka. Asisti në Champions për Mbappe? Merita është e…

27 Shkurt 2021
12:37
Denis Hakanaj
back button

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain.

“Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë një vit special, kemi patur shumë raste me Covid-19 dhe dëmtime”, ka thënë mesfushori italian.

“Mendoj se kjo vlen për të gjitha kampionatet. Do të jetë më e vështirë, por jemi akoma në garë për ta fituar titullin në Ligue 1. Mungojnë 12 finale në kampionat dhe mund të fitojmë akoma gjithçka me Champions League dhe Kupën e Francës. Duhet të japim gjithmonë 100%”.

Në lidhje me Champions-in: “Në ndeshjen e parë kundër Barçës kemi bërë një ndeshje pothuajse perfekte. Si një skuadër e vërtetë. Trajneri e kishte përgatitur në mënyrë perfekte ndeshjen”.

Akoma për Pochettino-n: “Me atë ndihem më i lirë, mund të luaj më përpara dhe asisti për Mbappe në golin e parë ndaj Barcelona-s ka ardhur pikërisht për këtë. I kam dhënë një top të bukur. Janë gjëra që i provojmë në stërvitje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit