Verratti: Barça më kërkoi. Kur erdha te PSG…

15 Tetor 2019
16:50
Denis Hakanaj
back button

Marco Verratti, ylli i PSG-së dhe Italisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për RMC Sport, e cila do të publikohet e plotë këtë të mërkurë.  26-vjeçari ka folur për kalimin e tij te klubi francez, por edhe për momentin kur ka qenë shumë afër transferimit te Barcelona.

PSG – “Kam pyetur Leonardo-n dhe Ancelotti-n nëse më njihnin, por nuk besoj se ishte kështu. Di se kanë kërkuar informacione për mua në Itali. Është një histori i çuditshme, për këtë arsye them gjithmonë se në futboll duhet edhe pak fat”, ka thënë Verratti.

PRAPASKENA – Në lidhje me kalimin e mundshëm te Barcelona në 2016-ën: “Kishte diçka. Më propozuan diçka ndryshe dhe besoj se ishte normale nga ana ime që të mendohesha”.

JETA PRIVATE – “Futbollistët janë njerëz si gjithë të tjerët. Ne nuk bëjmë shumë gjëra të veçanta. Mund të dal si çdo person tjetër. Dal kur kam një ditë të lirë, por ka qenë një moment që kanë thënë ‘Marco Verratti del çdo natë’. Por nuk ka qenë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit