Verratti, e ardhmja është mister: mesfushori gati të marrë vendimin e bujshëm

17 Mars 2023
17:52
Denis Hakanaj
back button

Marco Verratti shikon përreth dhe reflekton mbi të ardhmen. Edhe pse është shprehur gjithmonë i lumtur dhe i kënaqur në Paris, mesfushori italian duket se po mendohet seriozisht për të ardhmen e tij.

Pavarësisht se e konsideron Parisin si shtëpinë e tij të dytë, Verratti, pas zhgënjimit të radhës në Champions League dhe kritikat e shumta të marrë në Francë, po mendon të ndërrojë ambient.

Sipas BBC, në fakt, mesfushori italian, i cili luan në Ligue 1 që nga viti i largët 2012, kur u transferuar te PSG nga Pescara, duket se po mendon të kthehet në Serinë A ose të transferohet në Premier League.

Aktualisht lojtari ka një kontratë deri në 2026-ën me francezët që, nga ana e tyre, duket se nuk kanë dëshirë ta lënë lojtarin të largohet nga Parisi.

Mbetet për t’u kuptuar se si do të evoluojë situata dhe nëse këto reflektime do të mbeten të tilla apo do të manifestohen në ndonjë mënyrë.

Padyshim lojtari nuk do të kishte probleme që të gjente një skuadër të interesuar duke parë kalibrin e tij ndërkombëtar. Megjithatë, për momentin mbetemi vetëm në kuadrin e zërave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit