Verratti tradhton PSG, skuadra e yjeve të shuar! 2023 katastrofik, Reims i ndalon. Messi-Mbappe hije (PAMJET)

29 Janar 2023
23:00
Telesport
back button

Një barazim zhgenjyes për Paris Saint-Germain ne shtepi. Perballe ekipit te Reims, skuadra e yjeve te Galtier nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë: fillimisht Neymar shënon nje gol me shume fat dhe perplasje topi, më pas parizianët mbeten me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Verrattit…

GOLI I NEYMAR – VIDEO

Pikerisht i hedhur ne fushe ne pjesen e dyte, itaiani ben nje nderhyrje me taka ngritur ndaj Buquet. Arbitri akordon faull dhe i nxjerr karton te verdhe. Por, VAR e therret dhe pasi rishikon aksionin nderron ngjyren e kartonit duke e bere te kuq.

I KUQI PER VERRATTI – VIDEO

PSG shenon serish me pas por goli anulohet per pozicion te parregullt. Dukej se do te menaxhohej e gjitha deri ne fund, teksa edhe Leo Messi humbet nje rast temire shenimi per 2-0. Nuk vjen asnje gol nga Parisi, por miqte…

RASTI I MESSIT – VIDEO

Balogun, i huazuar nga Arsenali, niset i vetem ne kunderuslm drejt portes se Parisit dhe shenon nje gol qe eshte si nje rrufe ne qiell te hapur dhe hesht stadiumin.  Kampionët në fuqi të Francës nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Reims në “Parc des Princes”, ndonëse kryesuan për shumë minuta 1-0, pasi miqtë barazuan në “frymën e fundit”.

GOLI I REIMS – VIDEO

Viti 2023 ka nisur si mos me keq per PSG qe ne 4 ndeshje ne Ligue 1 ka arritur vetem nje fitore dhe ka shenuar nje barazim. Dy te tjerat jane humbje ndaj Lens dhe Rennes. Akuzat e para ndaj Galtier kane nisur gjithashtu…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit