“Versioni më i mirë ndonjëherë”; presidenti i PSG vendos “bastin” e guximshëm për Messin

23 Qershor 2022
11:42
Alfred Lleshi

Paris Saint-Germain nuk i pa ngjyrat e vërteta të Lionel Messit gjatë sezonit të tij debutues në Parc des Princes, por Nasser Al-Khelaifi ka thënë se “versioni më i mirë ndonjëherë” i argjentinasit do të shijohet nga kampionët e Ligue 1 në sezonin 2022-23.

Mbërritja e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” në kryeqytetin francez u shoqërua me shumë bujë verën e vitit 2021. Ylli më i madh i të gjitha kohërave u përpoq të përsëriste shkëlqimin e magjisë së tij ikonike me Barcelonën kur u transferua në një mjedis të ri.

Ai është gati të mbushë 35 vjeç dhe ka vetëm 12 muaj për ta përfunduar kontratën me PSG-në, por Al-Khelaifi është i bindur se argjentinasi do të shkëlqejë në vitin e Kupës së Botës.

Presidenti i PSG tha për “Le Parisien”: “Lionel Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ shtatë herë, por nuk ka dyshim se ky i fundit nuk ishte sezoni i tij më i mirë.

Pas më shumë se 20 vitesh në Barcelonë, ai zbuloi një vend të ri, një qytet të ri, një ligë të re, një ekip të ri, një kulturë të re. Ashtu si familja e tij, edhe ai u prek nga koronavirusi.

Nuk ishte i lehtë për Messin sezoni i kaluar, por sezonin e ardhshëm do të shohim versionin më të mirë të tij ndonjëherë”.

Messi mori pak kohë për të kaluar në Francë, pasi lidhjet e krejt karrierës me Barcelonën u ndërprenë në mënyrë të papritur verën e kaluar. Klubi katalanas, në vështirësi të mëdah financiare, nuk qe në gjendje t’ia rinovonte kontratën. Messi nuk e gjeti dot golin e tij të parë për PSG deri në ndeshjen e Champions League me Manchester City, në shtator.

Sezoni përfundoi me vetëm 6 gola në kampionatin e tij të parë francez. Messi ka kontribuar edhe me 14 asiste në kampionatin vendas, duke shtuar një tjetër titull në koleksionin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit