Verstappen bën ligjin edhe në Spanjë, ngrihet Mercedes, zhgënjen sërish Ferrari

4 Qershor 2023
16:33
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen fitoi sot garën e Ccmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montmelo. Një garë e dominuar përgjatë gjithë kohës nga kampioni i botës, që bëri një paraqitje të shkëlqyer me një makinë që nuk ka rivalë në pistë (suksesi i pestë sezonal).

Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, me makinën gjermane që kiste bërë një hap të madh përpara falë risive që paraqiti në këtë pistë. Këtë gjë e konfirmon edhe vendi i tretë i George Russell, që la pas Carlos Sainz me makinën tjetër Red Bull. Humbet disi terren Aston Martin, larg podiumit.

Një tjetër garë për t’u harruar kjo për Ferrari, shumë larg më të mirëve dhe asnjëherë në sfidë për një vend në podium. Sainz, që u nis i dyti, u klasifikua në vendin e pestë, ndërsa Charles Leclerc u rendit i 11-ti (gati një xhiro pas Verstappen), duke mos marrë dot asnjë pikë. Pozicione këto që tregojnë për problemet e “kokëkuqes”.

Gara e sotme nuk pati shumë surpriza në krye edhe pse pati mjaft parakalime mes pilotëve që garonin për zonën e pikëve apo në prapavijë. Strategjitë e ndryshme të gomave e bënë interesante garën, por në fund fitoi si gjithnjë Red Bull. Në “top-10” u renditën Stroll (i gjashti), Alonso, Ocon, Zhou e Gasly.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit