Verstappen dhe Red Bull bëjnë ligjin në garën e parë sezonale, rivalët “kënaqen” me thërrimet

2 Mars 2024
17:36
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen fitoi sot garën e parë sezonale të Formula 1 të zhvilluar në pistën e Sakhir, Bahrein. Kampioni i botës e dominoi garën që e nisi nga “pole” dhe e mbylli atë i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke mos e dorëzuar asnjëherë vendin e parë.

Ai bëri një garë më vete, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez, sot i dyti, 20 sekonda më pas. Në podium u ngjit edhe spannjolli i Ferrari, Carlos Sainz, që bëri një garë të mirë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc (i katërti).

Gara e sotme konfirmoi edhe një herë dominimin e makinës Red Bull, ndjeshëm më superiore se rivalët, duke zënë dy vendet e para me të dy pilotët e saj. Më pas u rendit Ferrari me të dyja makinat e saj, por “kokëkuqja” nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë sa të rivalizonte Red Bull.

I pesti u klasifikua George Russell me Mercedes, që nuk arriti të kapë dot podiumin, ndërkohë që në zonën e pikëve u klasifikuan edhe Norris (McLaren), Hamilton (Mercedes), Piastri (McLaren), Alonso (Aston Martin) dhe Stroll (Aston Martin).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit