Verstappen e mbyll sezonin duke dominuar, Mercedes mposht Ferrari-n (Video)

26 Nëntor 2023
15:46
Denis Hakanaj
back button

Sezoni 2023 F1 përfundon me fitoren e 19-të të Max Verstappen.

Holandezi dominoi edhe garën e fundit në Abu Dhabi, duke kaluar vijën e finishit përpara Red Bull-it tjetër të Sergio Perez dhe Ferrarit të Charles Leclerc.

MERCEDES SIGURON VENDIN E DYTE NE RENDTIJEN E KONSTRUKTOREVE – VIDEO

Meksikani, megjithatë, mori një penalizim prej 5 sekondash dhe humbi pozicionin në favor të monegaskut (2) dhe Mercedesit të George Russell (3).

Vendi i 9-të i Hamilton-it dhe tërheqja e Sainz-it konfirmojnë dështimin e ekipit italian për të parakaluar Mercedes në klasifikimin e konstruktorëve: skuadra e kuqe përfundon në vendin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit