Verstappen: Fitorja më e vështirë, Mick më ndihmoi 2 herë në xhiron e fundit

25 Tetor 2021
10:44
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen shprehet se triumfi në pistën e Austin ishte i vështirë për të, sidomos pas startit jo të mirë të garës, ku humbi kryesimin. “U detyruam të ndryshonim strategji, duke hyrë më shpejt për të ndërruar gomat. E dinim që kjo do të kishte pasoja në fund, por ia dolëm mbanë. Ishte suksesi më i vështirë i këtij sezoni”, tha Max Verstappen.

Edhe në ndalesën e dytë i ndërruam më herët gomat se Mercedes, e dinim që do të vuanim, por ia dolëm mbanë. Lewis u afrua shumë, por më duhet të falënderoj Mick Schumacher. Më ndihmoi dy herë në xhiron e fundit. Fillimisht në vijën e drejtë, pasi përdora DRS-në për të ruajtur distancën me Lewis dhe më pas hapi krahun pa më krijuar probleme”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit