Verstappen “fluturon” në Montekarlo, siguron “pole position”, ndjekin Alonso e Leclerc

27 Maj 2023
17:16
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen siguroi “pole position” sot pasdite në pistën qytetase të Montekarlo, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Monaco në Formula 1. Kampioni i botës në Formula 1 dha kohën 1’11”365, duke lënë pas piloti spanjoll të Aston Martin, Fernando Alonso.

Pra, dy pretendentët për titull këtë sezon do ta nisin garën e nesërme (ora 15:00) nga vija e parë e startit, ndërkohë që sot dueluan “kokë më kokë” për kohën më të mirë. Diferenca mes tyre ishte vetëm 84 të mijëtat. Në vendin e tretë u rendit Charles Leclerc me Ferrari.

Kjo është hera e parë që Verstappen siguron “pole” në këtë pistë. Surprizë koha e katërt e Esteban Ocon (Alpine), që la pas spanjollin Carlos Sainz me Ferrari (i pesti) dhe britanikun Lewis Hamilton me Mercedes (i gjashti). Në “top-10” u klasifikuan edhe Gasly, Russell, Tsunoda e Norris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit