Verstappen gati për Montekarlo: Dy janë sekretet për të triumfuar në një pistë të tillë

24 Maj 2023
10:21
Telesport
back button

Pas anullimit të garës së Imola për shkak të kushteve atmosferike dhe përmbytjeve në zonën e Emilia-Romagna, ku ndodhert pista e Imola, botërori i Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në pistën qytetase të Montekarlo. Një klasike e garave të F1, një pistë speciale, e ngushtë e ku gjithçka mund të vendoset nga rezultati i provave zyrtare.

E dimë që në Montekarlo është shumë e rëndësishme të arrish një kohë të mirë në provat zyrtare. Ne do të përpiqemi të jemi më të mirët ditën e shtunë dhe më pas të menaxhojmë rezultatin të dielën. Një pistë e ngushtë, ku parakalimet janë të vështira, ndaj gjithçka do të venedoset të shtunën”, tha Max Verstappen, piloti i Red Bull.

Nuk ka për të qenë e lehtë të realizosh një xhiro të mirë, pasi këtu në dy sezonet e fundit ka fluturuar Ferrari me Charles Leclerc. Gjithashtu, strategjia do të ndikojë në këtë garë, pasi mund të bëjmë një garë ndryshe nga rivalët. Kjo është një garë e shtëpisë për mua, pasi jetoj këtu, ndaj do të kem mjaft tifozë që nuk dua t’i zhgënjen”, i shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit