Verstappen i paarritshëm siguron sërish “pole position”, Leclerc i parafundit me Ferrari

3 Qershor 2023
17:15
Telesport
back button

Piloti holandez i Red Bull Racing, Max Verstappen siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Montmelo, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’12”272, duke i dominuar të trija sesionet e provave zyrtare.

Ai do ta ndajë vijën e parë të startit bashkë me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, që u klasifikua i dyti. Gjithsesi, makina italiane ishte gati gjysmë sekondi më e avashtë se Red Bull, c’ka tregon për diferencat mes dy skuiadrave dhe dominimin e makinës kampione.

Në vijën e dytë të nisjes dy emra surprizë, me Lando Norris me McLaren në vendin e tretë dhe Pierre Gasly me Alpine në të katërtin. Më pas u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes. Në “top-10” edhe Lance Stroll, Esteban Ocon, Nico Hulkenberg, Fernando Alonso e Oscar Piastri.

Surpriza e provave të sotme ishte koha e 19-të e Charles Leclerc me Ferrari, që do ta nisë garën e nga vija e fundit. Një paraqitje e dobët e “kokëkuqes” që monogaskut, që nuk arriti të ishte i shpejtë në pistë, duke bërë nesër një garë në sulm. E njëjta situatë edhe me meksikanin Sergio Perez me Red Bull, që u rendit i 11-ti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit