Verstappen kërcënon Mercedes e Ferrari: Bëhuni gati për uraganin Red Bull

20 Shkurt 2020
12:10
Telesport
back button

Në ditën e parë të testeve të Formula 1 të zhvilluar në pistën e Montmelo piloti holandez Max Verstappen zhvilloi 168 xhiro, më shumë se çdo pilot tjetër. Fakt ky që tregon se talenti i Red Bull këtë sezon kërkon të duelojë për titull. Verstappen ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e makinës së tij edhe pse pranon se ka ende shumë punë përpara, pasi makina Red Bull nuk ishte më e shpejta.

Kjo makinë është më e mirë se ajo e një viti më parë në çdo drejtim. Tani për tani e rëndësishme është të bëjmë sa më shumë xhiro, ndaj jam i kënaqur. Është punuar mirë aty ku kishim nevojë më shumë, ndaj besoj se këtë vit do të duelojmë rrotë më rrotë me rivalët. Ky është mesazhi im për Ferrari e Mercedes, bëhuni gati për një sfidë treshe”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit