Verstappen: Montekarlo garë e çmendur, fitorja vendoset që në prova

26 Maj 2022
9:37
Telesport
back button

Për herë të parë këtë vit, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, do ta nisë një garë si kryesues i renditjes botërore. Këtë fundjavë do të garohet në pistën qytetase të Montekarlos, aty ku kampioni i botës synon të mbrojë kreun ndaj të zotit të shtëpisë, pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc.

Verstappen shpreson në një fundjavë pozitive, por pranon se për të kjo garë do të ketë shumë risi, për shkak të makimave të reja. “Kjo garë është gjithnjë me shumë të papritura dhe speciale për pilotët. Pistë e ngushtë dhe e çmendur, ku të rreth zemra fort”, shprehet piloti holandez.

Duhet kujdes dhe të jemi në limit, për të kuptuar se si do të sillet makina në këtë garë. Unë nuk kam një histori të mirë në këtë pistë, por vjet fitova. Po punojmë shumë për të ruajtur kreun dhe besoj se mund të paraqitemi mirë. Duhet të jemi të përkryer ditën e shtunë, në provat zyrtare”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit