Verstappen ndryshon mendje: I motivuar të fitoj një titull duke mposhtur Leclerc

16 Maj 2022
12:20
Gentian Spiri

Pasi u shpall kampion bote sezonin e kaluar, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, deklaroi se tashmë për të nuk kishte më rëndësi nëse fitonte titull tjetër apo jo. Gjithsesi, ai duket se ka ndryshuar mendjen dhe është shprehur sot se ndihet i motivuar për të mbrojtur titullin kampion në këtë duel ndaj Charles Leclerc me Ferrari.

Për CNN, ai tha: “Thashë se nëse fitoj një titull, atëjerë objektiv im në Formula 1 është i përmbushur. Dhe, se gjithçka që do të vijë më pas do të jetë një bonus, që do ta shijoj. Nuk është sikur të thuash që fitosh një titull dhe tani të shkojmë të festojmë, pasi nuk jam më i motivuar. Përkundrazi”.

Tani mendoj se motivimi është edhe më i madh, për t’u përpjekur që të përjetoj sërish atë emocion si vjet. Tani më pëlqen më shumë të shijoj edhe fundjavat pushim me familjen time, duke qenë larg garave”, u shpreh Max Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit