Verstappen shkon në +12 pikë ndaj Hamilton pas triumfit në Austin

25 Tetor 2021
8:14
Gentian Spiri

Max Verstappen ka shkuar në +12 pikë ndaj rivalit të tij për titull Lewis Hamilton, pas triumfit në garën e zhvilluar në Austin, e vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës. Një garë mjaft interesante ajo zhvilluar në teksas, me pilotin holandez të Red Bull që fitoi pas një dueli të fortë me britanikun e Mercedes, që doli i dyti. Në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez, me makinën tjetër Red Bull.

Hamilton edhe pse e nisi më mirë garën, duke marrë menjëherë kreun,. Nuk arriti të fitojë, pasi strategjia e Red Bull rezultoi më efikase. Britaniku shtyu dy herë “pit stop”, për të patur goma të freskëta në fundin e garës, por pa sukses. Ai e ngushtoi në 1 sekondë diferencën, por pa mundur të fitojë. Mirë u paraqit edhe Charles Leclerc me Ferrari, që doli i katërti, duke lënë pas makinat McLaren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit