Verstappen siguron “pole” në Amerikë, ndjekin Hamilton dhe Ferrari

24 Tetor 2021
0:07
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Austin, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Ai dha kohën 1’32”910, rekord për këtë pistë.

Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, dy të dhjetat më i avashtë. Gjithsesi, dy pretendentët për titull këtë sezon do ta nisin garën nga vija e parë e startit, duke premtuar duel të fortë.

I treti u klasifikua Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që la pas Valtteri Bottas me Mercedes. Ky i fundit do ta nisë garën nga vendi i nëntë, pasi është penalizuar me 5 pozicione, për disa modifikime në motor.

Ferrari u klasifikua në vendet 5-6 me dy pilotët e saj, respektivisht Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, duke lënë pas dy makinat McLaren të Daniel Ricciardo dhe Lando Norris. K♪7ta 4 pilotë do të përfitojnë nga një pozicion pas penalizimit të finlandezit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit