Verstappen thumbon Hamilton: Nuk e duron dot presionin e të tjerëve

25 Qershor 2022
9:45
Telesport
back button

Pas një jave do të zhvillohet gara e Anglisë në Formula 1, aty ku vjet nisi kriza mes Max Verstappen e Lewis Hamilton, pas aksidentit që patën në pistë. Në atë garë, britaniku nxori jashtë piste holandezin.

Incidentete mes tyre gjatë sezonit të kaluar ishin të shumta, teksa duelonin cdo garë “rrotë më rrotë” për fitoren. Duke folur për ato ngjarje dhe këtë sezon, Verstappen ka përdorur tone ironike ndaj Hamilton.

Lewis nuk e duron dot presionin dhe në atë garë më nxori jashtë piste. Nuk ka shumë rëndësi sot, pasi unë u shpalla kampion bote. I kisha premtuar skuadrës se do ta mundnim dhe e mbajta fjalën”, tha Verstappen.

Mendoj se nga ana psikoklogjike jam më lart se Hamilton. Nuk jam ankuar asnjëherë për ato që kanë ndodhur në pistë me të, por ai shpesh reagon në mënyrë jo korrekte. Gjithsesi, tani jemi në një sezon të ri”, u shpreh holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit