Verstappen thumbon Hamilton:Kjo gjë nuk bën diferencën në garën për titull

3 Dhjetor 2021
13:03
Telesport
back button

Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në pistën qytetase të Jeda, ku garohet për herë të parë në histori. Pista e ndërtuar në Arabinë Saudite është e shpejtë dhe gara do të zhvillohet me drita. Në prag të kësaj gare ka folur kryesueis i renditjes botërore, holandezi i Red Bull, Max Verstappen.

Ai ka thumbuar Hamilton, që ndodhet 8 pikë pas tij në renditje. “Është normale që ai ka përvojë më shumë se unë në Formula 1, por edhe unë ndihem shumë më i përgatitur dhe ekspert krahasuar me disa vite më parë. Nuk besoj se përvoja e tij po bën diferencën këtë sezon, pasi do ta kishte fituar titullin”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit