Verstappen: Vendi i dytë si një fitore, në Turqi për të rimarrë kreun

28 Shtator 2021
8:54
Gentian Spiri

Vendi i dytë në garën e Rusisë është konsideruar si një fitore për pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Ai e nisi garën nga vija e fundit, por falë një gare të mirë, ndikuar edhe nga shiu, që prishi planet e mjaft pilotëve, Verstappen arriti të ngjitet në podium. Piloti holandez humbi kreun e renditjes  së Formula 1 në dëm të Hamilton, por kjo ishte e pritshme.

Rezultat fantasik. U nisa i fundit dhe mbërrita i dyti në finish. Nuk prisnin një rezultat të tillë dhe për fat të mirë grumbulluam shumë pikë. U bë një garë e jashtëzakonshme. Momenti vendimtar ishte ai kur vendosëm të vendosim gomat e ndërmjetme, gjë që ndodhi në çastin e duhur, pasi pista ishte e rrëshqitshme”, tha Verstappen.

Kur e nis garën nga fundi mund të ndodhin shumë të papritura, sidomos në xhiron e parë. Qëndruam larg problemeve. Gara nuk ishte e lehtë dhe parakalimet ishin të vështira për shkak të shiut. Gjithsesi, ai na ndihmoi për të bërë hapin dhe sulmin final. Tani në sulm për t’u rikthyer fitues”, tha piloti holandez i Red Bull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit