Verstappen: Vështirë që ky sezon të përsëritet më në historinë e Formula 1

28 Nëntor 2023
10:06
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen ka mbyllur vitin 2023 të Formula 1 me titullin e tretë kampion për pilotë dhe me rekordin e 19 fitoreve të arritura në një sezon të vetëm. Dy ditë nga fitorja e fundit në kampionat, në garën e Abu Dhabi, piloti i Red Bull ka folur për këtë aventurë që sapo u mbyll.

Ishte një sezon i jashtëzakonshëm. Xhiroja e fundit në Abu Dhabi ishte shumë emocionuese, pasi u ula për herë të fundit në një makinë që ishte e jashtëzakonshme, që më dha shumë. Mendoj se do të jetë e vështirë të përsëritim një sezon të tillë, ku u argëtuam shumë”, tha Verstappen.

E dimë që vitin tjetër do të jetë më e vështirë, por di gjithashtu që skuadra është duke punuar shumë për të ndërtuar një tjetër makinë të shpejtë e fituese. Do të jetë një betejë e fortë me rivalët, por ne jemi gati. Shifrat e këtij sezoni do të mbeten gjatë në histori, pasi vështirë që ndonjë makinë të arrijë të tilla suksese në të ardhmen”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit